“Kutia e Agatha Christie”, romani i ri nga Mira Meksi

Romani i ri nga Mira Meksi “Kutia e Agatha Christie” doli në librari. Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27. Mid’hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës  përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe.

Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit… Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashuruarve.

Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926.

Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve. /BalkanWeb

LEXO EDHE: Mira Meksi në luftë me sëmundjen e rëndë, mjekët e ndalojnë të kurohet jashtë nëse nuk bën vaksinën anti-COVID