Ndonëse njerëzit i njohin si serenatat korçare, në fakt serenatat janë kënduar më herët në fshatin Ziçisht të Devollit. Banorë të kësaj zone tregojnë se të paktën një shekull më parë në Ziçisht mbahej mend që këndoheshin serenata më kitarë dhe mandolinë.
Madje, aq të apasionuar ishin banorët e këtij fshati pas këngëve, saqë organizonin 3-4 mbrëmje vallëzimi në javë. Dhe në fakt në fshat nuk është e vështirë të gjesh të apasionuarit e serenatës, të cilët mosha nuk ja ka hequr pasionin për serenatat.
Spiro Palloj tregon edhe se si i justifikonin organizmin e mbrëmjeve të shpeshta në kohën e monizmit. Ndërsa bashkëshortja e Spiros kujtoi edhe sot serenatat që u bënin djemtë e fshatit vajzave nga njëra lagje në tjetrën.
Madje edhe prifti i Ziçishtit, njihet si instrumentist dhe interpretues i serenatave. Vitet mbi supe nuk ja kanë zbehur as dëshirën dhe as talentin.
Është e vështirë që në banesat e Ziçishtit të mos gjesh të paktën një kitarë ose mandolinë. Por nuk dihet edhe për sa kohë, pasi shpopullimi dhe largimet po japin efektet e tyre edhe në shuarjen e kësaj tradite kaq të bukur të këndimit të serenatave./ a2news
Për më shumë shikojeni videon:
ObserverKult
——————————-
Lexo edhe:
HISTORIA E SERENATAVE KORÇARE…
“Të shkruash për serenatën korçare është njësoj sikur të duash të tregosh një ëndërr që e ke parë në një natë maji, kur protomajaja ka çelur te pragu i portës dhe hëna ka dalë si një perëndeshë mbi fronin e blertë të malit të Moravës dhe përzien rrezet e saj të arta me lulet erëkëndshme. Kurse zëri i bilbilave me jonet e veta e shpie shpirtin në lëndina përrallore…”.
Këtë pasazh veçon në librin e tij të titulluar “Serenata, himni i dashurisë korçare” shkrimtari Vangjush Ziko. E kjo duke i sjellë Korçës në kujtesë atë që e bën të quhet qyteti i serenatave.
“Është e pafalshme që ta lëmë serenatën në harresë, edhe pse kjo gjini muzikore e spikatur vetëm në Korçë tashmë e ka mbyllur ciklin e saj”, thotë Ziko.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult