Ky fllad që jetë më jep kur fryn!
Po zgjon kujtimin që nuk flet
Interpreton: Frederik Ndoci
Ah kaq larg nga ti,
Më jep pak kaltërsi, të them sa sy ka qielli!
Nga vendlindja larg,
Kërkoj pak ngrohtësi, por sa pak ngroh dielli!
Në lotët e mallit tim.
Kur marrim dashuri, lexojmë sa sy ka malli,
Prej larg vjen ky afsh, që zemrat na i përflakë!
Në shteg të mallit Rozafa m’del!
gazmend shkodranesh kam,
Atje unë jam, kur s’jam,
Në ditët kur mungoj!
Tanë çastet kur këndoj,
Mos më rrej me lulebora e karajfila!
Moj zojë e randë,
O moj hyjnorja jeme,
luleborë je vetë.
Sa blu më dhe në prag o zot,
Ky lum ky det, pulbardha mbi liqen qe lot!
Ky fllad që jetë më jep kur fryn!
Po zgjon kujtimin që nuk flet,
Oh jargavan për mall, oh moj maranxë e rrallë,
Kur na nis, si na pret! Sa kujtime tret!
Kjo zemër që kaq fort po dhemb!
Si mozaik të shtrohet loce mbi kalldrëm!
Sa do me fat kam kenë,
Në botë me lule rrethu plot,
Por kur nuk jam me ju, vec jaret mike i kam!
Si në qiell e mbi det i përmallur jam!
Sa mall o Shkodër kam!
LEXO EDHE: Frederik Ndoci&Aida Ndoci: Të lutem kthema Zot… (teksti dhe kënga)
Dikur për të mos ardhur kurrë,
Ktheva shpinën dhe hodha një gur,
Mu duk se jeta mori nur,
Sa shumë eca e nuk ndala kurrë.
Miliona gurë i preka,
Dhe për andej nga erdha,
Ktheva gjoksin, ah…
Një det me lot e gjeta,
Dhe njerez që si unë,
Një gur kërkonin…
Kthema Zot,
Kthema mallin që më more,
Kur më nise larg, ah…
Kthema Zot,
Vetëm loti thyen gurin,
Që e hodha pas….
Të lutem kthema Zot,
Ti kthema lotin që më more,
Kur më nise larg…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU