“La Parisienne”, aty ku Pierre-Auguste Renoir “skalit” aktoren Henriette Henriot

Pierre-Auguste Renoir

Nga Albert Vataj

“La Parisienne” e piktorit të famshëm francez, Pierre-Auguste Renoir. Kjo punë u bë e njohur për publikun në një ekspozitë ekspresioniste në Paris.

Teknika e realizimit të saj, vaj në kanavacë dhe përmasat: 163.5 cm x 108.5 cm . aktualisht ajo ndodhet në Muzeu Kombëtar të Uellsit.

“La Parisienne” tregon një grua në moshë të re, e veshur me një fustan të gjatë dhe një blu të thellë të mrekullueshëm, një ndër koloret që e identifikojnë në kumtin artistik, Pierre-Auguste Renoir. Fillimisht ajo u vendos në një sfond ku ndërmenden të ketë patur një derë dhe një perde që derdhet përposhtë. Por Renoir para ekspozitë të tij të parë më 1874, e pa të panevojshme elementet e sfondit, duke e zhveshur objektin.

Kësisoj mbase u nxit prej nevojës për të lënë dominuese blunë e tij karakteristike dhe tërësinë e elementeve përbërëse të pikturës. Si edhe në punët e tjera, kritika edhe për “La Parisienne” ishte e ndarë, francezi, Ernest Chesneau e përshkroi atë si një dështim. Ndërsa kritiku tjetër, Jean Prouvaire e Le Rappel, ishte i mendimit se: “Gruaja ka një buzëqeshje të rreme, dhe fytyra e saj është e përzier me tiparet e një gruaje dhe të fëmije. Por gjithsesi në vetvete ajo mishëron një naivitet që të bën për vete, pikërisht një gjest që ngas meshkujt e asokohshëm”. Bluja qiellore, sipas kritikut e nxjerr në pah vështrimin e saj të dlirë.

Vite më vonë, në asokohjen e motit 1898, Paul Signac përshkroi kështu “La Parisienne”: “Një pikturë e madhe e një gruaje në blu, e jetësuar nga Renoir në vitin 1874. Një veshje blu, e pastër dhe intensive. Kontrasti bën lëkurën e gruas të duken e verdhë dhe reflektimin të duket i gjelbër. Ndërveprim në mes të ngjyrave është kapur në një paraqitje të shkëlqyer. Ajo është e thjeshtë e freskët dhe e bukur.

Përgjithësisht kritika është orvatur të përcjellë përmes kumtit të njohësve dhe studiuesve të pikturës së Pierre-Auguste Renoir këndvështrime të ndryshme, këndpamje që nuk përngjasojnë mesvedit, por që të gjitha konvergojnë në një pikë dhe ajo është ekzakt ajo që e veçon kaq shumë këtë pikturë, dhe ajo bluja e qiellit, dritëhija, tonet që rrëzohen në këtë qëndrim të praruar dhe solemn të modelit. Portreti i saj, është gjithashtu një manifestim i asaj që ka deshur të përcjellë piktori si shkas shprehjeje estetike dhe kuptimore. Një shpengim përnga konkretia e dëshifrimit të botës së brendshme të gruas që jetësohet në këtë tablo.

ObserverKult

________________________

Lexo edhe:

ALBERT VATAJ: PUTHJA QI M’BANI ME FAJ