Dalai Lama: Heshtja nganjëherë është përgjigja më e mirë

dalai lama

ObserverKult ua sjell disa thënie të Dalai Lamas

Të gjithë flasin për paqen, por nuk mund të ketë paqe kur brenda nesh ushqejmë mëri e urrejtje.

Që të sillemi me njerëzillëk, nuk na nevojiten patjetër besimet fetare; mjafton të jemi njerëz.

Kur zemërohemi, nuk i bëjmë keq medoemos një tjetri, ndërsa veten e dëmtojmë patjetër.

Lumturia ime varet nga lumturia e tjetrit.

Qëllimi i jetës është të ndihmojmë të tjerët. E nëse s’mund t’i ndihmojmë, të paktën të mos u bëjmë të keqen.

Marrëdhënia më e mirë është aty ku dashurohet më shumë sesa është nevoja e njëri-tjetrit.

Heshtja nganjëherë është përgjigja më e mirë.

Hapi krahët për ndryshimin, por mos lejo të të ikin vlerat.

Që të përmirësosh botën, duhet më parë të përmirësosh vetveten.

Atij që dashuron, dhuroji krahë për të fluturuar, rrënjë për të qëndruar e arsye për t’u kthyer.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARLEY: DUHET TA GJESH ATË PËR TË CILËN IA VLEN TË VUASH…