Mos qaj për dikë që nuk meriton buzëqeshjen tënde!

buzëqesh

Buzëqesh gjithmonë! Përveç që dukeni bukur, ajo ndikon indirekt edhe në ndërdijen tuaj. Ua shton disponimin, vetëvlerësimin, motivimin për një ditë të hareshme. Nuk e thonë kot që qeshja është ilaç, madje ilaç për çdo gjë.

E çka do t’i acaronte më shumë armiqtë tuaj se një buzëqeshje teksa i injoroni!

Vlen të përmendim edhe mendimin e psikologëve , të cilët na thonë se : “Më trego të qeshurën tënde, të të them se kush je!”.

Pra konsiderojnë se mund të kuptojmë më mirë karakterin e dikujt nga e qeshura e tij se sa nga një analizë e mërzitshme psikologjike.

Nuk do ta ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë pasuritë e botës’’ na thotë poeti Khalil Gibran.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshme për buzëqeshjen:

buzëqesh


Të gjitha statistikat e botës nuk mund të masin ëmbëlsinë e një buzëqeshjeje./ Ian Ashpitel

Kur jeta të jep një mijë arsye për të qarë, ti trego se ke një mijë e një arsye për të buzëqeshur./ Benite Costa Rodriguez

Njerëzit që shtrembërojnë turinjtë e kanë tmerrësisht të vështirë të buzëqeshin./ Judith Guest

Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj./ Paulo Coelho

Buzëqesh gjithmonë, edhe kur je i trishtuar. Ku i dihet kush mund të dashurohet pas buzëqeshjes tënde./– Gabriel Garcia Marquez

Për ta nisur ditën zgjedh gjithmonë kafenë, për ta vazhduar zgjedh buzëqeshjen/–Stephen Littleword

Rrudhat duhet të tregojnë vetëm vendin ku ka lënë shenjë buzëqeshja./– Mark Twain

Buzëqeshja e lejon shpirtin të marrë frymë./ – Fabrizio Caramagna

Foshnjat nuk kanë të kaluar, kjo është arsyeja e pafajësisë magjike të buzëqeshjes së tyre.– Milan Kundera

Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur./ – Çarli Çaplin

Buzëqeshja e vërtetë zgjat vetëm pak sekonda, pastaj mbesin dhëmbët./ Chuck Palahniuk

Mos qaj për dikë që nuk meriton buzëqeshjen tënde./Jim Morrison

Mos qaj për diçka që mbaron, buzëqesh sepse ka ndodhur./ Gabriel García Márquez

Buzëqeshja është dielli që dëbon dimrin nga fytyra njerëzore./ Victor Hugo

Përgatiti K.B/ ObserverKult

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA: KUR TI MË BUZËQESH, M’ZGJATET JETA