Lamtumira e nji engjulli… poezi nga Gjergj Jozef Kola

dashunia jonë poezi nga gjergj jozef kola

Poezia “Lamtumira e nji engjulli” nga Gjergj Jozef Kola

Dimnin që shkoi
e nxeva vedin me kujtimin tand
mbështjellë me shallin e jeshiltë
mbushë me drandofile të ndrojtuna
tue i shku pranverës afër.

Prandaj kur erdhe ti
bluzën e lehtë të lamtumirës tande
ku kishe shkru fjalët e ngrime
“të uroj nji pranverë pa vuejtje”
e vesha si petkun e stinës.

Ecja jote e lakuriqtë nëpër verë
ma gufoi gjakun nëpër zemër
e me sytë e gzuem e kapërceva akullin
e ngritun mes syve:
“Ah, të uroj nji dashuni të qeshun lulesh
se ferrat po i mbaj unë për mu e për ty”.

Tash kur të vijnë dimni kam me marrë prap
shallin e ngrohtë të kujtimit tand
e me mbështjellë dhimbjen
se unë të kam dashtë matanë saj
si nji engjull i rrezuem…

ObserverKult


Lexo edhe:

GJERGJ JOZEF KOLA: ATDHEU SIÇ E PASHË UNË!

Atdheu siç e pashë unë- nën kandvështrimin e pushtetit:
ARTI E POLITIKA

1.
PODGORICA
Në Montenegro sapo zbrita nga avioni Vjenë-Podgorica më doli përpara nji burrë i gjatë me nji letër të madhe në dorë e me nji emën po aq të gjatë mbi të: GJERGJ JOZEF KOLA!
Ishte shoferi i kryetarit të Komunës që kishte ardhë me e makinë me më marrë mue, modestin, poetin e shkrimtarin e ftuem si të tillë, në takimin KROI I TRABIONIT në Tuz.
Ndër të gjitha fluturimet e mija jam pritë nga familjarë apo miq e dashamirës e kjo ishte hera e parë e nji pritjes zyrtare gjaqë i bante letërsisë shqipe tana nderimet e meritueme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult