Lamtumirë, nuk do të ndigjohena ma…

Lamtumirë – Lamtumirë .
Ok – Ok! Dmth nuk do të ndigjohena ma?
Jo.
Po nëse shihena rrugës?
Ndërrojmë rrugë.
Po në kjoftë se asht rrugë e mbyllun?
Atëherë do të përshndetena.
E si do të përshndetena?
Më një, ç’kemi.
E kjo mjafton?
Po mjafton.
Ok. – Ok!
Po nëse sëmurem? A don me e ditë?
Patjetër!
Por nëse nuk mund të ndigjohena, si mundem me ta kallxu?
Ma shkruej.
Dmth mundem me të shkrue?
Vetëm nëse jena në pikën e vdekjes.
Ok. – Ok!
Tash po shkoj pra.
Jo prit.. ..po nëse më ndodhë diçka e bukur?
-Sa e bukur
E bukur fort po thojmë.
-Kisha dashtë me e ditë.
A të shkruej?
-Jo më telefono.
Dmth mundena me u ndigju në telefon?
Vetëm po ndodhi diçka e bukur.
E bukur si? Si psh me fitue një çmim Nobel ose si me marrë 30 në një provim?
Të dyja bashkë.
Ok.- Ok!
Nuk ke me marrë kurrë 30 në provim…
E di, as ti nuk ke me fitue kurrë një çmim Nobel. E di.
Dmth mundem me të telefonu edhe nëse ka thjesht diell dhe asht një ditë e mrekullueshme vere?
Po.
Në rregull, lamtumirë pra. Lamtumirë …….20 minuta ma vonë.
Alo?
Alo. Ka diell dhe asht një ditë e mrekullueshme vere. Të telefonova veç më të kallxu.
Të falemnderës, gjithsesi po kaloj kah ti nesër mbasdite.
Po pse?
Në rast se nesër bjen shi e ti s’ke për çka me më telefonu.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

ObserverKult

———————————————————–

Lexo edhe:

Arjola Zadrima: Më ka marrë malli, ta dish…