Poezi nga Lasgush Poradeci
Dora jote ledhatarja, ësht’ e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t’a ndjeu magjinë – e pastër që të shtrydheshe prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar regëtiu në llaftari.
Se me lëndë magjistare u pat bre tul’ i saj;
Tul’i saj u pat gatuar me vaj erë-e brumë dylli;
I dha hëna pak të ndezur, pluhur t’artë-i fali ylli,
E kështu m’u duk hirplotë- haj! o dor’e vashës, haj!
Në vështrim të dorës s’ate ç’pat, o! balli që m’u vdar?
Ç’pat qepall’ e përlotur q’i ra pika tatëpjetë?-
Dor’e bryllt’ e vashës s’ime, dor’e paqme, dor’ e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.
Dora jote që më dhimbset, dora jote që më çik;
Dora jote që më shtrihet sipër temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t’u nda më pesë fashe…
Dh’u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos ik…
ObserverKult
Lexo edhe:
“POETIN LASGUSH PORADECI E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT…
Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.
Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:
Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.
Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult