Poezi nga Lasgush Poradeci
Më zu një mall dhe sot,
E s’mund t’a shuaj,
Ri mikja larg – o Zot,
Që kaq po e vuaj.
Kalojnë kot-më-kot
Muaj me muaj.
S’më vjen mikja as sot as mot,
Po heq e vuaj.
Nuk vjen, e më s’di dot
Ç’t’i them t’i shkruaj!
Ah!, mëndja po më lot
Që s’plas e vuaj!
Në vendin tim, o Zot,
Jam vetë i huaj.
M’a sill ti miken sot
Që kaq po vuaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA E DASHURISË E LASGUSH PORADECIT: “SI” TË DUA UNË TY SHQIPE…
Nga Lasgush Poradeci
Shqipe e ëmbla ime, fort u mendova kësaj here se më s’duhet të të shkruaj, thashë le të le të qetë pak së paku për një javë. Thashë të të le unë ty, po mua vetë, nuk më le mua zemra për ty, s’më le të mos të të shkruaj pra për mua, jo për ty. Ç’të të them?
Ja! Atë që kam dashur kaq herë, që s’kam mundur, që s’kam gjetur rast të ta them asnjëherë! Është e madhe shumë, e lartë mbesoj dhe e rëndë shumë, e rëndë për t’u thënë shumë për mua ajo që dua të të them. Ajo quhet “si” të dua. “Si” të dua unë ty Shqipe, shpirti dhe jeta dhe e vërteta ime?
Shqipkë ëngjëlli im, ëmbëlsia e kësaj jetës s’ime. “Si” të dua? Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU