Lasgush Poradeci: Poradeci

Poezi nga Lasgush Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroj më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…

ObserverKult

Lexo edhe:

RESTAUROHET FONDI I LASGUSH PORADECIT, E BIJA: SË SHPEJTI BOTOJ DITARIN E TIJ

lasgush

Puna për restaurimin edhe përpunimin e fondit të Lasgush Poradeci, të cilin familja ia ka dhuruar drejtorisë së Arkivave të Përgjithshme, ka përfunduar.

Fondi i dhuruar nga vajzat e tij, Marie edhe Kostandina Poradeci përbëhet nga 369 njësi ruajte. Ato kategorizohen në nëntë dosje edhe në rubrika të ndryshme. Përfshihen veprimtari krijuese, materiale të familjes, letërkëmbime me figura të njohura kombëtare, si Skënder Luarasin, Odhise Paskalin, Eqrem Çabejn e shumë personalitete të tjerë të kohës.

Vajza e poetit, Marie Lasgush Poradeci, shprehet entuziaste për iniciativën e ndërmarrë para një viti, për t’i dorëzuar arkivit të gjitha materialet e të atit në arkiv.

“Jam shumë e lumtur, sepse ky ishte një amanet i babait tim. E mira e këtij arkivi është se gjithçka është në dorëshkrim. Im atë nuk përdorte makinë shkrimi. Edhe kjo ka të mirat e veta për studiuesit. Këtu është e gjithë vepra e tij poetike edhe publicistika në dorëshkrim. Është edhe shkrimi se si u shkrua himni kombëtar, që dorëzohet në dokumente autentike të Bukureshtit. Ka shumë letërkëmbime me Çabejn, Paskali etj. Babi ishte shumë skurpuloz. Ndoshta, modeli i parë që mbante kopje të korrespodencave, sepse thoshte se kur shkruante një letër, vendoste gjithë zemrën e tij prandaj donte që të më ruhej.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult