Lawrence Ferlinghetti: Ekstaza

Ekstaza dhe miqtë e saj
ose virgjëreshat e saj
(disa prej tyre Ekstra Virgjine)
janë vetëm për shumë të ri
ose shumë të mplakur
të cilët janë aq të guximshëm sa të mendojnë
se ekstaza duhet të jetë
qëllim i jetës i të lirëve
si për shembull
kur qëndrojmë të nemitur
para diellit të vonë
që depërtonte nëpër pemë
përmenjëherë toka mbulohet
me hijet e ndritshme
të lindura nga përjetësia
dhe boja okër e dritës së fundit
derdhet mbi ne

E po le të fluturojmë si molat drejt në të
dhe të digjemi në flakërimin e ndritshëm
në ekstazën e fundit!

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRKO AMIDŽIĆ: PËR KË BIEN KAMBANAT