Lazër Stani: Këshillë lexuesi për shkrimtarin

lazer stani

Nga Lazër Stani

Mua më kujtohet një lexues imi, shumë dashamirës, por pak naiv. “Shiko, – më thoshte, – shkrimtarët e mëdhenj merren me personazhe të rëndësishme të historisë: Homeri merret me heronjtë e lashtësisë, Shekspiri me mbretër, Ismail Kadare me ministra, sulltanë, kryetarë shtetesh”.

Mua më vinte për të qeshur me këtë këshillë, por për mirësjellje kafshoja buzën, qëndroja serioz dhe e dëgjoja gjithë vëmendje.

Të ndjekim logjikën e kundërt: një nga tregimet më të bukura dhe më universale që kam lexuar në jetën time është “Gimpel Idioti” i Isaac Bashevis Singer, edhe pse personazhi është një djalë gjysmë i metë, i vonuar.

Arëmatësi i “Kështjellës” së Kafkës është një nëpunës i rëndomtë i shtetit, por mbetet gjithashtu një ndër veprat më universale të shkruara ndonjëherë. Sepse vetë njeriu si qenie, pavarësisht nga lokaliteti ku banon, pozicioni në shoqëri, shteti ku jeton, nacionaliteti të cilit i përket, gjuha të cilën flet, është një qenie universale. Brenda një individi të vetëm është i kondensuar i gjithë universi. Të paktën unë kështu mendoj.

ObserverKult

————————

lazer stanii observerkult

Lexo edhe:

DIÇKA I MUNGON ASAJ GRUAJE

Diçka i mungon asaj gruaje, nga Lazër Stani

Pas ngazëllimit të një dite më parë, Anton P., skulptor, u kthye në studio të shihte edhe njëherë punën e tij të mbaruar – Nudo gruaje në këmbë.

Ora po shkonte dhjetë dhe gjatë gjithë mëngjesit, pati menduar vetëm për gruan në skulpturë. E mendoi në mëngjes, ndërsa pinte kafenë në verandë, e solli në mendje gjatë kohës që rruhej, aq i rrëmbyer pas saj sa fytyra e gdhendur i shfaqej në pasqyrë, e imagjinoi kur po lahej në dush, aq sa pandehu se nuk po fërkonte me shkumë kofshët e tij të mpakura, por këmbët e bëshme të gruas së skulpturës.

“E përkryer”, tha me vete, duke e shqiptuar fjalën me zë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU