Lea Ypi merr çmimin prestigjioz, Instituti amerikan vlerëson veprën e autores shqiptare

Autorja shqiptare Lea Ypi është dekoruar me Çmimin e Librit “Ridenhour” për veprën e saj “Free” (Të lirë).

“The Nation Institute” shprehet se ky çmim jepet “për ata që këmbëngulin në aktet e thënies të së vërtetës që mbrojnë interesin publik, promovojnë drejtësinë sociale ose ndriçojnë një vizion më të drejtë të shoqërisë”.

Vetë autorja u shpreh se është tejet e kënaqur me këtë vlerësim dhe shpreson të përmbushë pritshmëritë në të ardhmen.

“Sot, ne shpallëm fituesit e çmimeve prestigjioze ‘Ridenhour’. Lea Ypi, autore e librit “Free”… është përzgjedhur për Çmimin e Librit. ‘The Janes’ dhe regjisorëve Emma Pildes dhe Tia Lessin do të shpërblehen me Çmimin e Filmit Dokumentar.

Infermierja e sinjalizuesit Dawn Wooten do të marrë Çmimin për Thënien e së Vërtetës. Çmimi i Guximit do t’i jepet kongresmenit Jamie Raskin .

“Çmimet “Ridenhour” janë çmime në katër kategori që jepen çdo vit si mirënjohje për ata që këmbëngulin në aktet e thënies së së vërtetës që mbrojnë interesin publik, promovojnë drejtësinë sociale ose ndriçojnë një vizion më të drejtë të shoqërisë. Në vitin 2024 ne shënojmë 20-vjetorin e këtyre çmimeve që përkujtojnë atë frymë të tregimit të patrembur të së vërtetës, një frymë që Ron Ridenhour shfaqi gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij.
Guximi dhe përkushtimi i Ronit ndaj drejtësisë pasqyrohen te të gjithë të nderuarit, secili prej të cilëve ka ngulmuar në akte të thënies të së vërtetës që forcojnë demokracinë tonë dhe ndriçojnë një vizion më të drejtë të shoqërisë”, shprehet në njoftimin e tij ‘The Nation Institute’./ balkanweb

ObserverKult


lea ypi

Lexo edhe:

LIBRI “TË LIRË” I LEA YPIT, NË GARË PËR ÇMIMIN PRESTIGJIOZ

“Të Lirë”, libri hit i Lea Ypit është shpallur finalist në festivalin Openbank Vanity Fair në Spanjë në kategorinë e nonfiction.

Kujtojmë se me nëntitullin “të rritesh në fund të historisë” libri eksploron tema të jetës, të lirisë, të familjes pa lënë pas tema politike si diktatura dhe komunizmi.

Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri ku Lea e rritur tashmë rrëfen përvojën e saj në regjimin e Enver Hoxhës. I çuditshëm për të gjithë dhe jo vetëm për një fëmijë Lea mahnitet dhe nga fakti se një statujë e Stalinit nuk është më atje ku ka qenë gjithmonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALI PODRIMJA: KOHA ËSHTË TË DUHEMI…

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime,
ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult