“Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës”, çelet konkursi fotografik

“Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës”, është konkursi i çelur që do t’u mundësojë fotografëve profesionistë dhe amatorë të qytetit të Shkodrës, të tregojnë përmes fotografive të monumenteve qarkun e Shkodrës.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e Shqipërisë, Edona Bilali theksoi se, “qarku Shkodër ka plot 156 monumente kulture. Kemi vendosur që Shkodrën këtë herë ta tregojmë nëpërmjet fotografive të këtyre monumenteve”.

“Nëse jeni fotograf profesionist ose amator nga Shkodra na shkruani për të marrë listën e monumenteve”, theksoi ajo./ATSH

Lexo edhe:

SI DUKESHIN GRATË SHKODRANE PËRGJATË VITEVE ‘40 (FOTOGRAFI TË RRALLA)