Ledia Dushi: Si plaset toka mjeseve

Poezi nga Ledia Dushi

si plaset toka mjeseve herёt kur drita asht n`t`lindun
liqeni sjell veç mjegull e pemёt, pemёt vishen e vishen
me frymё t`kёndelluna e t`kёndelluna
(qё) kishin me kёndue mos t`ishte agim
tash sall frymё janё e frymё marrin
qё kishin me dashtё sy mos t`ishte agim
tash sall mushkёni t`ruajtuna n`dhè
ngjeshen drujve e barit lёshohen pёrpjetё
s`kanё qiell as tokё as agim shelbimin
qё kishte me qenё edhe sy edhe za
mos t`ishte agim avujsh n`liqe`
çahet toka mjeseve herёt
kur drita asht n`vezё e shpendi asht dihatje
agimit n`atё t`thyeme kohe
kur mundesh me gjetё shelbim

ObserverKult


trishtim

Lexo edhe:

PETRAQ KOLEVICA: I HUAJ NË VEND TË HUAJ…

Poezi nga Petraq Kolevica

I huaj në vend të huaj,
As vetë s’di pse vuaj
Në mendje çfarë s’bluaj!

Dëborë bje, dëborë bje,
Si në qytetin tim,
Po s’di përse në shpirt me shtje
Kaq tepër dëshpërim.

Dëborë bje dhe era ngreh
Shtëllunga fluturim.
E shoh me nge si dikur, dje,
Dhe ndjej kaq mallëngjim.

Dëborë bje dhe gjithçka fle
Si n’ëndërr pa mbarim,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


CHARLES BAUDELAIRE

PËRKTHYER NGA FAN NOLI, CHARLES BAUDELAIRE: ASAJ QË SHKOJ…

Poezi nga Charles Baudelaire

Rreth meje rruga ulërin dhe buçet.
E gjat’ e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,
Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj’ e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i çakërdisur unë,
Nga syr’ i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag’ e furrë,
S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj’ s’e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.

ObserverKult