Ledina Çelo: Gaboja, ti kërkoje tjetër… (teksti dhe kënga)

Këtu nën lëkurë jeton një shpirt
që ti s’e njohe kurrë.
Dhe sytë prek ngadalë,
mbushur me dritë,
Që kurrë s’e pe ti jo.

Unë ditë për ditë u tjetërsoja,
Doja t’i ngjasoja asaj,
Unë ditë për ditë për ty ndryshoja,
Sa gaboja… Po pse të jem ajo?

Gaboja…
Ti kërkoje tjetër emër.
Gaboja…
Unë jetoja si një tjetër,
Sa e rëndë të zgjohesh vetëm.
Po paguaj të vërtetën,
Gaboja…
Mbi mëkate flija se të doja.

Nga po kjo këngëtare: Ledina Çelo: Jo, nuk të dua (teksti dhe kënga)