Nga Aleksandër Çipa
Dialog me tim At, Lefterin, në vitin 2018
Si të duket kjo kohë?
-Kjo kohë, dëgjo mor djalë, nuk bën dot kohë për vete. E kam fjalën, për kohë të jetushme matanë jetës së të gjallëve. Se kjo kohë nuk ka sistem. Kjo kohë ka prishur shkallët e vlerës dhe të peshës. Në kohët normale themi: peshon burri dhe peshon fjala e burrit. Tani nuk ka as burra dhe as fjalë që peshon. Se e kanë prishur dhe fjalën dhe, e kanë humbur edhe peshën e burrit.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALEKSANDËR ÇIPA: NËNA E SËMURË
Poezi nga Aleksandër Çipa
Kjo natë e veshur me qiej të heshtur,
si katedrale më rrethon, e pa fre,
Gjithë qetësitë janë thirrur në ndihmë,
mbështjellë më kanë,
nuk e di në ç’fe.
Po brenda meje
qytet’i mendjes,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ALEKSANDËR ÇIPA: VIZITË NË FSHATIN E BRAKTISUR
Poezi nga Aleksandër Çipa
Këtu dhe era nuk heq më fletë,
Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.
Në obore dhe kopshte, vetëm bosh
Dhe nëpër pragje ca grushte dhera.
Në botë të heshtjes-në varreza,
Freski e cungët një varr i ri.
Kortezhet me të paktë njerëz,
Një kuje dhe, më shumë vetmi.
Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,
Murret me gropa i janë bërë.
Nga malli për ikjen e frymëve,
Në bosh, si nën regjim e rënë.
Dy herë takime bën me dritën,
Në ag kur lind, dhe perëndon.
Shtëpi e vjetër që ka vatër,
Por nuk ka zjarr, hiri sundon.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult