Aleksandër Çipa: Nëna e sëmurë

aleksandër çipa

Poezi nga Aleksandër Çipa

Kjo natë e veshur me qiej të heshtur,
si katedrale më rrethon, e pa fre,
Gjithë qetësitë janë thirrur në ndihmë,
mbështjellë më kanë,
nuk e di në ç’fe.

Po brenda meje
qytet’i mendjes,
zhurmon si në pik të ditës Tirana.
Një klithmë çan kubenë e qiejve,
Një lëngatë të re ka
ime mëmë, Qerana.
Gjithë qetësitë
s’ma mposhtin dot zhurmën. Të tërën….

Tek loti, ka një fe për nënën.

ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

ALEKSANDËR ÇIPA: VIZITË NË FSHATIN E BRAKTISUR

Këtu dhe era nuk heq më fletë,
Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.
Në obore dhe kopshte, vetëm bosh
Dhe nëpër pragje ca grushte dhera.

Në botë të heshtjes-në varreza,
Freski e cungët një varr i ri.
Kortezhet me të paktë njerëz,
Një kuje dhe, më shumë vetmi.

Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,
Murret me gropa i janë bërë.
Nga malli për ikjen e frymëve,
Në bosh, si nën regjim e rënë.

Dy herë takime bën me dritën,
Në ag kur lind, dhe perëndon.
Shtëpi e vjetër që ka vatër,
Por nuk ka zjarr, hiri sundon.

Këtu veç era bën shërbime,
Dhe zë të vetëm çon përhera.
Nën dhé përherë gjenden ata,
Zëvendës boshin paska jeta!

ObserverKult