Poezi nga Lefter Çipa
Ditën kur të bjerë bora,
Vrafsha veten, po s`të mora.
Do të marr nuse me vete,
Do të shëtis nëpër dete.
Kur malet të kenë erë,
Ne do dehemi me verë.
Verë të kuqe do pimë,
Hije më hije do rrimë.
Unë si dhëndër, ti si nuse,
Të dy një kurorë me lule
Ty me shpirt hapur, lëshuar,
Do të fus në kraharuar.
Unë nga qejfi i shpërndarë,
Ti do luash nëpër valë.
Ti, vërtet si lule vendi,
Unë pikuar prej argjendi,
Ti, si vesim i mëngjesit,
Unë vërtet mëngjes i qejfit,
Ti, e puthur,flakë e kuqe,
Unë pa këmishë mbi supe.
Unë, gudulisur i tëri,
Ty, humbur e zënë zëri.
Vrafsha veten po s`të mora,
Ditën që do bjerë bora!
ObserverKult
LEXO EDHE:
LEFTER ÇIPA: DO VIJ PRAPË… NDONJË DITË
LEFTER ÇIPA: PA KËNGË S’MË RRIHET
Kliko edhe:
POEZIA E PANJOHUR NGA LEFTER ÇIPA, AJO QË ‘E ÇOI’ NË BURG
U publikua kohë më parë historia e panjohur e të madhit, tashmë të ndjerit, Lefter Çipa, poetit të njohur të iso-polifonisë labe me origjinë nga fshati Pilur i Vlorës.
Autor i 18 librave dhe qindra e qindra këngëve të interpretuara nga Grupi Polifonik i Pilurit, Çipa drejtoi si udhëheqës artistik për disa dekada.
U konsiderua si ‘Lasgushi i Bregut’, apo ‘Princi i iso-polifonisë labe’.
Është interesante që në gushtin e vitit 1972, sapo dëgjoi për ngjarjen e anijes “De Rada”, që u arratis për në Greqi me 32 persona në bordin e saj, shkroi një këngë emocionuese.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult