Këto legjenda, thjesht të mahnisin…

legjenda romake qe mahnisin

Jo pak Legjenda romake na nxisin të reflektojmë mbi tematika të përjetshme, si dashuria, hakmarrja dhe fati.

Në përgjithësi, legjendat romake paraqesin një kombinim të çuditshëm të qenieve njerëzore me elemente natyralë fantastikë dhe kafshë mitologjike. Në të vërtetë, në vetvete ato përmbajnë shumë më shumë.

Legjendat klasike, sidomos greko-romake, kishin si qëllim të ofronin ndjenjën e patriotizmit në gjirin e qytetarëve të tyre, duke promovuar aktivitete të mëdha. Që shërbenin si për të kuptuar origjinën dhe historinë e perandorisë, ashtu edhe për të edukuar popullsinë me vlerat e asaj epoke.

Legjendat romake që nxisin më shumë reflektime

Në njëfarë kuptimi, ideja e një shoqërie të kulturuar klasike dhe thuajse shembullore, ka vijuar deri në ditët tona. Kështu, një numër i konsiderueshëm i legjendave romake na shërbejnë si ushqim për mendjen. Pasi shpjegojnë botën aktuale përtej rrëfimeve të tyre përrallore.
Gjë e cila, ndodh falë përmbajtjes së gjerë kulturore dhe simbolike, si rrjedhojë, pikërisht për këtë arsye ato përdoren çdo ditë nga psikologë dhe profesionistë të disiplinave të ndryshme, për të ilustruar botën në të cilën jetojmë.

Ujkonja që ushqen Romulusin dhe Remon, themeluesit e Romës

Në orvatjen për t’i dhënë Romës së fuqishme zanafillë gati hyjnore, u përhap legjenda e ujkonjës që ushqen Romulusin dhe Remon, dy themeluesit e perandorisë që do shënonte 10 shekuj histori njerëzore.

Binjakët i shpëtoi nga vdekja një shërbëtor dhe i fshehu në brigjet e lumit Tiber, ku u kujdesën nga një ujkonjë që i ushqente me gji kur i dëgjonte të qanin.

Më vonë, bariu Faustolo do t’i merrte me vete dhe do t’i rriste së bashku me të shoqen, Acca Larentia. Për shumë kultura, ujkonja ishte kafshë e shenjtë, përfshi etruskët, populli që jetonte në tokat e Italisë para romakëve.

Gjithsesi, prej kësaj legjende mund të nxjerrim reflektimin, për shembull, se si mund ta ndryshojnë botën veprimet tona: Ku ta dinte shërbëtori ose bariu, që nga akti i mirësisë së tij do të lindte një nga perandoritë më të fuqishme dhe më të mëdha që bota ka njohur ndonjëherë?

Magjistarja Circe dhe mbreti Pico

Legjenda romake e Circe dhe mbretit Pico ndoshta është më pak e njohur, por jo më pak sugjeruese.

Aty gjejmë Pico, birin e Saturnit dhe babain e Faunos, i martuar me nimfën Canente. Pico ishte një fallxhor që shoqërohej nga një qukapik, i konsideruar po ashtu si zog profetik.
Sidoqoftë, burri nuk ia ktheu dashurinë që Circe, magjistarja e ishullit Aea, kishte për të. Kështu, gruaja vendosi ta shndërrojë në zog me fuqi profetike, si kafsha që do ta shoqëronte përherë.

Është e habitshme, pasi në shumë fabula e legjenda greko-romake gjejmë rëndom dashuri të pakthyera. Që kulmojnë në mënyrat më tragjike, hakmarrëse ose dramatike. Në ditët e sotme e rëndësishme është t’i njohim emocionet.
T’i kontrollojmë sa më shumë dhe, mbi të gjitha, t’i kuptojmë, përndryshe, zemërimi. Hakmarrja ose gjaknxehtësia mund të jenë një konstante, siç e hasim shpeshherë në përrallat klasike.

Legjendat romake: Herkuli dhe Kako

Një nga protagonistët e legjendave romake është pa dyshim, Herkuli i madh. Aq sa Virgjili, ndoshta poeti më i madh romak, rrëfeu aventurat e tij për të mposhtur Kakon, gjysmë satiro dhe gjysmë gjigant.
Masdje, historia përfaqësohet edhe nga një skulpturë që ngrihet në “Piazza della Signoria” në Firence.

Virgjili ëndërronte të formonte një origjinë romake gati hyjnore. Më pas, shkroi “Eneidën”, ku rrëfen aventurat e Eneas, një pasardhës i Trojës, një qytet nga i cili shpëtoi sapo ra në duart e grekëve. Për të themeluar Romën në bregdetin italian.

Legjenda e Herkulit dhe Kakos është një element më shumë që i shtohet kësaj origjine hyjnore. Gjiganti, pasi vodhi disa dema të kuq në luginën e Tiberit, zbulohet nga Herkuli, i cili e vret për hakmarrje.

Thuhet se kjo histori shënon fillimin e kultit të Herkulit, i cili përfaqëson çelësin antropologjik për të kuptuar evolucionin tregtar të zonës. Megjithatë, edhe një herë vërejmë hakmarrjen, fitoren e më të fortit dhe ndëshkimin e veprimeve të padrejta. 

Legjendat romake, të analizuara gjithmonë nga një këndvështrim bashkëkohor, na lejojnë të reflektojmë në tema po aq klasike. Morali, etika, hakmarrja, drejtësia, emocionet… Për mijëra vjet, jemi përpjekur t’i kuptojmë. A do t’ia dalim ndonjëherë?

LEXO EDHE: LEGJENDA E RRAPIT TË LIBOHOVËS, PEMËS QË NUK THAHET KURRË…