Amleti, e famshmja sagë që frymëzoi Shekspirin

Nëse emri duket si një anagramë e diçkaje shumë të njohur, nuk e keni gabim. Kjo sagë, është një nga burimet kryesore që Shekspiri përdori për tragjedinë e tij të famshme Hamleti. Është një legjendë nga vikingët danezë, bazuar tek disa personazhe mbretërore, që jetuan disa qindra vjet më parë.

Ashtu si në dramën e Shekspirit, xhaxhai i Amletit vret babanë e tij dhe martohet me nënën e tij; Amleti e sheh çmendurinë si një mënyrë për të përballuar vështirësitë e tij të tmerrshme. Dhe ai dërgohet në Angli nga xhaxhai i tij i lig, në një përpjekje për ta eleminuar. Versioni Viking i historisë, nuk përfshin ndonjë lidhje dashurore në mes, dhe komploti është më pak kompleks se ai i Shekspirit./bota.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DYSHIME: A ISHTE SHEKSPIRI GRUA?

Dyshimet nëse Uilliam Shekspiri, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kryesojnë teoritë e konspiracionit.

Nga Elizabet Uinkler

Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo?

Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale. Pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU