Leka i Madh la tri amanete “të çuditshme”, ja cilat janë ato…

Në momentet e fundit të jetës, Leka i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u bëri të ditur tri dëshirat e tij. Tri kërkesat e fundit për këtë jetë.

1. Arkivoli im duhet ta bartin në supe mjekët më të mirë që gjenden, – tha ai.

2. Thesaret që i kam grumbulluar (argjendin, arin dhe gurët e çmuar …), të hidhen gjatë rrugës për në banesën e fundit.

3. Duart të mbeten të lira, duke u lëkundur jashtë arkivolit për t’i parë të gjithë.“

Njëri prej gjeneralëve të tij, i habitur nga këto kërkesa të pazakonta, e pyeti Lekën se cilat ishin arsyet për këto tri dëshira.

Leka i Madh, ktheu kokën nga ai dhe tha:

“ Dua që mjekët më të shquar që kemi, të bartin mbi supe arkivolin tim për t’u dëshmuar se kur të përballen me fundin, nuk do të kenë fuqinë për të na shëruar!

E dyta: dua që udhës për në banesën e fundit të hidhen thesaret e mia, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin, se të mirat materiale, të grumbulluara këtu, mbeten këtu!

E treta: dua që duart të më lëkunden në ajër jashtë arkivolit, në mënyrë që njerëzit të mund të shohin se me duar të zbrazëta arrijmë në këtë botë dhe duarbosh largohemi, kur për ne përfundon thesari më i çmuar: Koha

ObserverKult


Lexo edhe:

U HELMUA, U VRA, ISHTE I SËMURË? SI VDIQ ALEKSANDRI I MADH?

Aleksandri i III i Maqedonisë i njohur si Leka i Madh, qe mbret i Maqedonisë. Leka i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme.

Pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, Aleksandri e shndërroi atë në perandori- u zgjerua nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, gjunjëzoi popuj të tërë gjatë rrugës.

Por si vdiq Aleksandri i madh?

Janë parashtruar shumë spekulime, por ende nuk mund t’i përgjigjemi pyetjes…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

Kliko edhe:

KURT TUHOLSKI: NËNË T’I PUTHIM ATO DUAR

Na bëjë bukë ne,
na bije kafe
dhe gjellë na ke gatuar
dhe qepe dhe fshive,
në punë u gdhive …
gjithçka me ato duar.

Ti qumështin valove,
të ëmbla gatove,
punove keqpaguar.
Këmishet pastrove,
patate qërove …
gjithçka me ato duar.


Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult