“Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja”, 20 fjalë të urta shqiptare

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

ObserverKult ua sjellë disa fjalë të urta shqiptare:

– Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy.

– Difton fëmija, ç’ka shtëpia.

– Bilbili te kafazi s’këndon nga qejfi, po nga marazi.

– Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.

– Kafshata e huaj të mbet në fyt.

– Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt

– Leku i huj, peshon rëndë në xhep.

– Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni.

– Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.

– Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.

– S’mbahet shpirti me falimnders.

– Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës.

– I mjeri ai që s’mendon për pleqëri.

– Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.

– Lulja e këputun nuk mbin ma.

– Mos i bjer të mirës me shkelm.

– Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho.

– Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.

– Duhet me i fry lugës para se me të djeg.

– I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.

ObserverKult


Lexo edhe:

GABIMET E MJEKËVE I MBULON DHEU! 20 FJALË TË URTA SHQIPE