Gabimet e mjekëve i mbulon dheu! 20 fjalë të urta shqipe

shqiptari fjalë të urta

ObserverKult ua sjell disa fjalë të urta shqipe:

1.Më mirë shëndet, se mbret.

2.Gabimet e mjekëve i mbulon dheu.

3.S’është marre të mos dish, por të mos duash të dish.

4.Është me të dhënë, s’është me të thënë.

5.Dituria në rini bëhet flori në pleqëri.

6.Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.

7.Mendo ngadalë e vepro shpejt.

8.Atij që të kupton, foli shkurt.

9.Kush pranon këshilla është më i mençur se ai që i jep.

10.Kush qortohet i vogël, lavdërohet i madh.

11.Buka që thyet s’ngjitet më.

12.Sa të rrosh, do mësosh.

13.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.

14.Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë.

15.Kur u ndanë, aq i ranë.

16.Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.

17.Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.

18.Mendja bën hata, mendja bën kala.

19. Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

20. Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.

ObserverKult

Lexo edhe:

FSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE