Leon Lekaj: Re lamtumirash

Leon Lekaj
Leon Lekaj

Poezi nga Leon Lekaj

Tash, kjo tokë e zhuritun
Nuk bekohet ma prej dashunish
E në qiejt e mi prej kohësh
Shtegtojnë veç re lamtumirash
Andej siparit
Shkrihen edhe ato pak tipare të zbehta
Që mbetën prej fjalëve të orëve të vona
Këndej drita bjen
Me madhështinë e nji eklipsi
E më zbulon ngadalë
Se në heshtje
Zhgënjimi din me depërtue deri në palcë.

ObserverKult


Leon Lekaj
Leon Lekaj

Lexo edhe:

LEON LEKAJ: NJË DHURATË E PAPRITUR

Një dhuratë e papritur” tregim nga Leon Lekaj

Sapo u ulën në tavolinë i biri, si zakonisht i paduruar, ngriti gishtin lart që t’i tërhiqte vëmendjen kamerierit.

I ati shfry lehtë, në një gjest të përsëritur, gjë, të cilën e bënte sa herë që nuk arrinte ta bindte atë.

Ishin gati duke hyrë në një bisedë të re, kur panë se dikush po i drejtohej tavolinës së tyre.

Fakti që nuk ishte kamerieri, nervozoi të riun, ndërsa i ati, një burrë që lexohej qartë se i kishte kaluar të pesëdhjetat, nuk reagoi deri në çastin që tjetri u ndal përpara tavolinës së tyre.

-Shqetësoj? –pyeti ai me një zë prej baritoni.

Tregimin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult