Leon Mirakaj: I dashuruem jam me ty…

leon mirakaj


Jam thjesht i dashuruem me ty
Askush s’kish për ta kuptu
pse.
As un tuj fol ndër vedi.
Kam krejt yjet kundër,
janë kundra meje e qiellit
asht lamsh,
e dashtun kjo botë.

Lamsh i një filli të cilit
i nezet strallin përdit tuj
djegun gjithçka brenda saj,
edhe mua në të.

Asht mlue n’flakët t’veta,
e me do gjyslyk t’errta si të një saldatori
qi ngjeshun i ka ballit,
njit përdit copa bajate jete,
e Dillin nuk po don
me e pa.

Asht humbun në do pellgje moçalit,
me ujra t’ynurshm lëkurësh që
i ndërron pa vesh asgja të re,
e zhyt noton në dete t’pa kripta.

Nuk di pse të due kaq fort dashni.

Ndoshta atje, në bregun e botës tande, mundesh me më shpëtu,
flakve e ajrit që më zhgulme frymesh djerësit përditshmëri t’moçalta.

Je, ndoshta, i vetmi liman qi m’ka mbet.
I vetmi port ku t’pushoj këtë kaike t’vjetër
Vel-shkyme, t’lodhur prej vozitjeve pa busull.

Askush se di, pse t’dua kaq fort.

As vete se di sepse,
kena harru me dasht në ngutin e vrapimit!?
tu i ardhur rrotull kësaj bote për me u taku të gjithë në të njejtën pikë,
Pa pikë e presje.

As vet se di pse te dua kaq shumë e dashtuna jeme.

Dua veç të kërcej mbi të vetmen re të bardh që po më kalon mbi krye e,
përmidis grisë së këtij qielli qi ka harrue dritën,
me ardh te ti.

Me zbrit ngadal,
e me tu pshtet për gjoksit në atë botë që veç ti din me e ba ma të bukur
Dashni,
e me jetu sado pak…

ObserverKult

E DI NUK JE I ZEMËRUM ME MU, JE VETËM I DASHURUEM NJËSOJ SI UNË…