Nga Leonard Cohen
Disa njerëz thonë
Kjo është ajo që meritojmë
Për shkak të mëkateve ndaj Zotit
Për shkak të krimeve në botë
S’di se ç’të them
Jam në thikë e në pikë
Që nga ajo ditë
Kur e shituan Nju-Jorkun
Disa njerëz thonë
Se urrejnë qysh moti
Gratë tona pa ferexhe
Robërit tanë dhe arin tonë
S’di se ç’të them
Jam në thikë e në pikë
Ama përgjigjmu
Nuk do të padis
A u tërbove
A raportove
Atë ditë
Atë ditë
Kur e shituan Nju-Jorkun.
Përktheu: Fadil Bajra
ObserverKult
Lexo edhe:
LEONARD COHEN: KA KALUAR DO KOHË
Poezi nga Leonard Cohen
Ka kaluar do kohë
që kur hoqa parfumin e një gruaje
nga lëkura ime
e kujtoj sonte sa i këndshëm më dukej
dhe sonte nuk kam harruar asgjë
nga ajo se sa pak rëndësi ka për mua
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
—-
LEONARD COHEN: ÇFARË PO BËJ KËTU
Poezi nga Leonard Cohen
Nuk e di nëse ka gënjyer bota
Unë kam gënjyer
Nuk e di nëse bota ka komplotuar/konspiruar kundër dashurisë
Unë kam konspiruar kundër dashurisë
Atmosfera e torturës s’është ngushëllim
Unë kam torturuar
Bile pa rejën e eksplodimit nuklear
ende do të kishe urrejtur
Dëgjo
Do të kisha bërë të njëjtat gjëra
Bile edhe po të mos kishte vdekje
Nuk do të mbahesha si pijanik
nën trokitjet e fakteve
Unë refuzoj alibin e përgjithshëm
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult