Leonard Cohen: I ndodh edhe zemrës
Kam punuar vazhdimisht
Por asnjëherë nuk e quajta art.
I mblodha bashkë gjërat e mia
Pasi u takova me Krishtin
Dhe lexova Marks-in
E pashë se zjarri flakë që kisha, po shuhej
Por shkëndija që po vdiste ishte më e ndritshme se një qiri
Se çfarë po ndodh me zemrën
Shko thuaja tani Messiah-s së ri.
E pata një mjegull puthjesh verore
Gratë si gjithmonë në piedestal
Aty ku po mundohesha të isha dyfish
Rivalitet i ashpër jo qyqarë
Nuk ishte asgjë, ishte veç biznes
Por më la gjurmë të shëmtuara pa kthime
Prandaj erdha përsëri
Dua ta shoh çka po ndodh më zemrën time.
Shisja gjëra me vlerë
Vishesha me shije
Kisha një mace në kuzhinë
Dhe një panterë në rrethojën time
Në burgun e të talentuarëve
Qëndroja mik me rojet
Prandaj nuk dëshmoja
Se çfarë po i ndodh zemrës time.
Duhet ta kisha ditur se çka më priste
Kur vetëm ta shikoja atë ishte shqetësim
E pata parë edhe si vegim
Isha në telashe qysh në fillim
Sigurisht ne luanim si çift i i përkryer
Edhe pse ajo pjesë nuk më pëlqente fare
Nuk kishte bukuri
As brishtësi
Hë, çfarë po ndodh me zemrën tani?
Tash engjëlli ka një violinë
Djalli një harpë
Çdo shpirt është i pafuqishëm
Çdo mendje peshkaqen
E unë kam thyer çdo dritare
Por prap shtëpia
shtëpia është në errësirë
Çfarë po i ndodh zemrës
jam kujdesur shumë pak për të mirë.
Pastaj studiova me këtë lypës qyqar
Ishte i ndyrë
Nga kthetrat e shumë grave
Ishte kthyer me shenja vulgare
Dështoi të shpërfillej
Asnjë fabul
Asnjë mësim
Asnjë këndim në livadhe
Ishte veç një lypës i ndyrë
Ja çfarë i ndodhi zemrës së mirë.
Kam punuar vazhdimisht
Por asnjëherë nuk e quajta art.
Si kur sheh kalin para qerres
Se kisha problem të vija bast
I përmbytur para varkës
E dija fundin, çfarë mund t’i ndodhte zemrës
Isha i dobishëm veç para një pushke
Ishte 303-shi i babait tim
Luftova për diçka të fundit
Për diçka
Që s’keni drejt të mos më jepni miratim.
Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili
ObserverKult
Kliko edhe:
LEONARD COHEN: DUKE U MËSUAR SI TA BËJË VDEKJEN TË QESH!
LEONARD COHEN: NJËMIJË PUTHJE THELLË, A THOUSAND KISSES DEEP (TEKSTI DHE KËNGA)