Preç Zogaj: Kur kujtoj sa të kam dashur

preç zogaj
Preç Zogaj

Kur kujtoj se po vjen shtatori prapë,
kur kujtoj se po mbushet vjeta tjetër,
kur kujtoj se kam qenë mjaft i krishterë
përpara se t’lexoja të plotë Ungjillin,
kur kujtoj puthjen që më dhe në Korçë.

bukuria jote
i shpëton mendjes
së kapur nga çikërrimat.
Ditën nuk bëjnë asgjë veç bien
njëmijë, dy mijë, tre mijë… rrotullohen,
mjergullohen, treten rreth pulpave të tua.

ObserverKult


Lexo edhe


“NJË E TRETË DASHURIA”, PREÇ ZOGAJ VJEN ME NJË LIBËR, PËRMES VARGJESH NA KUJTON ATA QË NA MUNGOJNË

Poeti Preç Zogaj ka promovuar librin e tij të fundit me poezi, “Një e tretë dashuria” ku përmes vargjeve, rrëfen muzat dhe kujton ata që na mungojnë.

Preç Zogaj tha se “një veçori që ka poezia është se autori se duhet të mbetet vetvetja pa e përsëritur veten. Për librin ‘Kalimi’, Ndoc Gjetja më thoshte se nuk mund të shkruash një libër më të mirë se ky”.

Për poeten Natasho Lako, libri i fundit i Zogajt është festë e Gjuhës.

“Është si ai trëndafili që hapet. Hapet vetë fjala dhe zë një vend të çuditshëm që nuk e ke në asnjë poet tjetër. Është një marrëdhënie që e riuzbulon vetëm Preçi dhe kjo është një nga gjërat më të bukura që tregon pjekuri të madhe artistike”.

Poeti laureat dhe drejtoresha e qendrës së Librit, ofruan dy këndvështrime të tjera, që rrokin sa të shkuarën po aq edhe nevojën, duke nisur nga titulli.

Rudolf Marku, tha se “është një titull që na kthen te koncepti i Lasgush Poradecit që ka poezinë e famshme që nuk dashuronim as unë as ti, por dashuronte dashuria. Pra ka nevojë gjithnjë për një të tretë.”

Ndërsa për Alda Bardhylin, “erosi në historinë e letërsisë shqipe nuk është më i drunjtë po është një gjuhë që pasurohet. Eksplorimi i dashurisë kërkon gjuhën vet dhe Preçi e bën në mënyrë të jashtëzakonshme”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU