
Një natë e dogja shtëpinë që kam dashur,
Ndriçimi i rrethor i unazës përfekte,
Në të cilin pashë kaq shumë ferra dhe gurë,
Përtej të shkuarës prej – jo gjithçkaje.
Krijesa të ndryshme nëpër erë,
Të alarmuara nëpër natë,
Vinin të shihnin botën përsëri,
Dhe zhdukeshin nëpër dritë.
Tashmë lundroj nga një qiell në tjetrin,
Në gjithë errësirën e thirrjeve,
Kundra anijes që pata ndërtuar,
Prej krahësh të imituar.