Leonard Cohen: Stili

leonard cohen stili

Nuk besoj në radio stacione
të Rusisë apo të Amerikës,
por më pëlqen muzika
dhe më pëlqen zëri solemn i evropianëve
kur flasin për xhezin.

Pastaj, nuk besoj se paraja dhe opiumi
mund të arrihen vështirë,
dhe se di pse duhet të dënohen me fjalë.

Sot më shumë se kurrë nuk i besoj as dashurisë
në mes të skllavërisë sime.

Nën disa pemë në ishullin Argolic
rri ulur në shtëpi,
do ta harroj edhe barin në lëndinën e nënës
e di se do ta bëjë,
do t’i harroj të gjithë numrat e vjetër të telefonit,
ndoshta do të harroj edhe stilin tim
dhe nuk do të kem një të tillë më.

Po dëgjoj prej qindra miljeve për të uritur
dhe se si uji po i ha gurët,
i dëgjoj zilet e mushkave,
dëgjoj lulet se si hanë natën nën vathët e tyre.

Tani edhe gjeli më një brisk rroje
mbjellë plagë hemofili.

Qielli është i butë, i zi,
unë kam frikë se do ta harroj stilin tim,
ndoshta mendja do të më hapet në këtë botë,
dhe ndoshta zemra do ta kapë shiun,
asgjë nuk do të shërohet dhe asgjë nuk do të ngrijë.

Amerika nuk do të ketë stil!
As Rusia jo!
Dhe unë nuk e di se çka do të bëhem?!
Nuk e shoh as në sytë e mushkave,
nuk mund ta shoh as në ujin e pastër
apo ta mësojë nga gjeli gjigant.

Në mëngjesin e hershëm,
radio shfaq qeveritarët, secili në gjuhët e tyre.
Unë shoh lulëkuqet një nga një të numëruara,
qetësia po zhvillohet me stil,
një qetësi e jashëzakonshme, si një hapësirë e tërë
në mes insekteve me mizëri.

Ky stil është, ky është ai,
që jam munduar,
një elektrikë e pakujtuar.

E unë jam i përgjumur dhe i frikësuar.

Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili

ObserverKult

Lexo edhe:

LEONARD COHEN: EDHE DASHURITË E MËDHA IKIN…