Leonard Cohen: Suzana (teksti i përkthyer në shqip dhe kënga)

Suzana të shpie nga shtëpia e saj ndanë lumit
Mund të dëgjosh varkat tek shkojnë
Mund të kalosh natën pranë saj
Dhe ti e di që ajo është gjysmë e çmendur
Por prandaj dhe do që të jesh me të
Dhe ajo të ushqen me çaj dhe portokalle
Që vijnë që prej Kinës së largët
Dhe sapo ke ndërmend t’i thuash
Se nuk ke dashuri për t’i falur
Atëherë ajo të merr me tërë valën e saj
Dhe e le lumin të përgjigjet
Që ti gjithnjë ke qenë i dashuri i saj
Dhe do të udhëtosh me të
Dhe do të udhëtosh i verbër
Dhe e di se ajo do të të besojë
Sepse ke prekur trupin e saj të përkryer me mendjen tënde.

Dhe Jezusi ishte detar
Kur ecte mbi ujëra
Dhe kaloi një kohë të gjatë së vështruari
Prej kullës së tij të vetmuar
Dhe atëherë kur qe i sigurt
Se vetëm ata janë duke u mbytur mund ta shohin
Ai tha: “Të gjithë njerëzit do jenë detarë
Derisa deti t’i çlirojë”
Por ai vetë ishte i dërrmuar
Kohë më parë se qielli të hapej
I braktisur, pothuaj njerëzor
U fundos si shkëmb nën urtësinë tënde.
Dhe do të udhëtosh me të
Dhe do të udhëtosh i verbër
Dhe mendon se ndoshta do t’i besosh
Sepse ka prekur trupin tënd të përkryer me mendjen e tij.

Tani Suzana të merr përdore
Dhe të çon drejt lumit
Ka veshur pupla dhe rrecka
Prej afisheve të Armatës së Shpëtimit
Dhe dielli derdhet si mjaltë
Mbi zonjën tonë të limanit
Dhe ajo të tregon ku të shohësh
Midis mbeturinave dhe luleve
Ka heronj në algat e detit
Ka fëmijë në mëngjes
Ato anohen prej dashurisë
Dhe përgjithnjë do anohen prej saj
Ndërsa Suzana mban pasqyrën
Dhe do të udhëtosh me të
Dhe do të udhëtosh i verbër
Dhe e di që asaj mund t’i besosh
Sepse ka prekur trupin tënd të përkryer me mendjen e saj.

Në shqip: Belfjore Qose


Lexo edhe:

VIDEO: LEONARD COHEN: DASHNIA E VËRTETË NUK LEN GJURMË (TEKSTI I PËRKTHYER)