Kozma Dushi: Besoj në dashuri (teksti dhe kënga)

Nëse ju një ditë mendoni
se do ndodhi mrekullia,
ju besoni ku të doni
unë besoj tek dashuria

Të gjithë ëndrrat që jetova
plot me ëndrra është kjo jetë,
veç një dashuri besova
është një ëndërr e vërtet

Edhe rrahjet që ka zemra
mund të ndalen, unë e di,
dashuria edhe kënga
do t’jetojnë në përjetësi

Në një puthje që unë ndjeva
zemra-zemrën e kërkoi
Ti je dashuria ime
me asgjë nuk të ndërroj

ObserverKult

Lexo edhe:

Kozma Dushi është këngëtar i njohur, i cili qysh kur për herë të parë mori pjesë në festivalin e 15-të RTSH-ës, thotë se atje zuri fill rrugëtimi i tij me skenën e bukur, festivalet dhe ankthin.

“Në skena të tilla prestigjioze duhet të jesh dinjitoz. Dështimi në raste të tilla t’i heq shanset për të ardhmen. Është shumë e vështirë të ngjitesh sërishmi aty ku ke humbur radhën e parë. Fati dhe zëri ishin me mua.”


Ngaqë është nga qyteti i bukur i Beratit, qyteti i gurtë, i dritareve të shumta, ndaj thotë se është i dashuruar marrëzisht me këngën. Ndër të tjera ai shton: ky qytet më fali zërin. Jam aktivizuar me Shtëpinë e Pionierit që ishte në ato vite. Kam punuar në Estradën Profesioniste të Beratit. Kam mbaruar shkollën e mesme për zootekni-veterineri. Pastaj fitova të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve. Jeta ime në qytetin e Beratit është mbushur me aktivitete dhe mbresa të pashlyeshme. Është një qytet me tradita, ku në çdo kohë mëson diçka të re. Për këtë qytet janë thurur dhe thuren legjenda dhe nga zemra e tij kanë dalë intelektualë potencialë. Vetëm të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh madhështinë e kalasë, merr me vete besim, forcë, dëshirë për të jetuar, emocion që të relakson.

KOZMA DUSHI: EJA, EJA DHE MË PRANË… (TEKSTI DHE KËNGA)