Poezi nga Mihail Lermontov
Nuk i harroj në kraht’ e huaj
Dy sytë magjistarë.
Kur dashuroj, lëngoj e vuaj
Për dashurin’ e parë.
Kujtesa, vashë, më cfilit,
M’i çorri plagët mua,
Po un’ me vetë përsërit:
Të dua, moj, të dua!
Do të martohesh, vashë moj,
S’do t’a kujtosh poetin
Dhe unë më s’do të shikoj,
Se do të zë kurbetin.
Vapori zhduket tej në det
Me syrgjynosën mua,
Po vala valës gjith i flet:
Të dua, moj, të dua!
Dhe s’do t’a marrë vesh rrëmeti
Se kush të dashuroi.
Se sa rënkoi për ty poeti,
Sa vargje të blatoi.
Dhej gjersa barë balt’ e ftohtë
Të më mbulojnë mua
Kjo zemër s’hesht e s’rresht, po thotë:
Të dua, moj, të dua!
Përktheu: Petraq Kolevica
Lexo edhe:
MIHAIL LERMONTOV, POETI 27 VJEÇAR QË U VRA NË DYLUFTIM
Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIX. Mihail Lermontov u lind në Moskë, më 15 tetor 1814. Ishte një poet, dramaturg dhe piktor rus. Gjatë jetës së tij të shkurtër publikoi vetëm një vëllim me poezi, vargje dhe kryeveprën në prozë “Një Hero i Kohës Sonë” ndërsa vepra e cila më shumë do të lartësohej më vonë, qe “Demoni”, e publikuar pas vdekjes.
Që në vogëli i mësoi frëngjishten, gjermanishten dhe anglishten dhe pëlqente muzikën e vizatimin. Ende adoleshent jepet pas letërsisë duke lexuar Bajronin dhe nis të shkruaj poezitë e para vetëm 15 vjeç. Më 1827 shkoi në Moskë dhe hyri në Kolegjin e Fisnikëve, që ishte një shkollë përgatitore pranë universitetit.
Në krye të dy vjetëve hyri në universitet të cilin e lë më 1831 për shkak të vdekjes të së atit dhe dyshimeve të autoriteteve akademike pas një zënke me një profesor. Kërkoi të hynte në universitetin e Pjetërburg-ut por nuk arriti. U shtrëngua të hynte në shkollën ushtarake. Në krye të dy vjetëve u emërua oficer në një regjiment të husarëvet. Në jetën e tij tani hyri një ambient i ri: jeta mondane…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU
ObserverKult