Letër dashurie: Ah Zot i madh, po të ishte këtu me mua …

Milena Jesenska ishte gazetare, shkrimtare dhe përkthyese çeke. Në vitin 1919 Milena zbuloi një novelë të shkurtër të Franz Kafkës dhe i shkroi atij për t’i kërkuar leje që ta përkthejë nga gjermanishtja në çekisht.

Kjo letër pasoi nga një korrespodencë pasionante mes të dyve. Ata u takuan vetëm dy herë: një herë në Vjenë ku qëndruan së bashku katër ditë dhe një ditë në Gmund. Por gjithçka shkoi ters kur Kafka i kërkoi asaj ta linte burrin për të. Kjo nuk ndodhi dhe lidhja e tyre mori fund.

Letra më poshtë, tregon për dashurinë e madhe që ndjente Kafka për shkrimtaren çeke:

Për të parën herë, sot, aty ka mbrëmja, e bëra i vetmuar një shëtitje të gjatë. Herave tjera kam qenë ose i shoqëruar nga njerëz tjerë, ose kryesisht në shtëpi duke pushuar.

Çfarë fshati! Ah Zot i madh, po të ishte këtu me mua Milena; ti vuajtja ime e lemerishme, mendja e pamenduar. Do të gënjeja po të të thoja se më mungon; sepse ti veçse je këtu me mua dhe madje më shumë se kaq.

Kudo që jam unë, je edhe ti po ashtu. Madje edhe më me intensitet. Kjo nuk është mahi! Shpesh fantazoj sikur të mungoj dhe duke hamendësuar: Ku mund të jetë ai? A nuk ka thënë se është në Meran?” Ty, që je përherë këtu, me mua./virtualsophists

ObserverKult


Franz Kafka

Lexo edhe:

KAFKA: UNË E DUA, POR NUK MUND T’I FLAS- KUJDESEM GJITHMONË QË TË MOS E TAKOJ

Franz Kafka (1883-1924) është një nga prozatorët më të fuqishëm të shekullit të XX, vepra e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot e kësaj dite në botën letrare.

Kafka lindi në Pragë në një familje tregtare që i përkiste shtresës së lartë gjermanishtfolëse të këtij qyteti në periudhën e monarkisë austro-hungareze.

Pas studimeve juridike, u punësua në një shoqëri sigurimesh. Atje qëndroi deri pak vite para vdekjes kur u prek nga sëmundja e turbekulozit.

Sa ishte gjallë botoi vetëm tri vëllime me tregime dhe proza të tjera të shkurtra të shpërndara në shtypin e kohës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult