Letër dashurie: Ajo fytyrë është e parezistueshme kur është zbukuruar me buzëqeshje…

Letra e dashurisë e Alexander Pope që ia shkroi Martha Blount më 1714.

Hyjnorja ime,

Dëshmi e sinqeritetit tim ndaj jush është që jam duke të shkruar i parapërgatitur me një pije të fortë alkoolike, që të mund ta them të vërtetën; dhe kjo letër e shkruar pas orës 12 të natës brenda saj ka doemos një qëndrim fisnik. Kështu zemra është e ngrohur, pasi njëkohësisht e ka ngrohur edhe vera edhe ti: vera zgjon dhe zbulon të fshehtat e trurit sikurse që llaku i ndihmon ngjyrave të derdhura në pikturë të kenë një shkëlqim natyral.

Anët e mia të mira kanë qenë të ngrira dhe të mbyllura në trupin tim të mpirë gjatë kohës kur kam qenë esëll, dhe tani kur jam i dehur, brenda vetes po gjejë aq shumë virtyte.

Në këtë gjendje që është zemra ime, dua t’ju shpreh një falënderim për dy letrat e dashurisë që m’i ke shkruar më datët 18 dhe 24. Ato që fillojnë me fjalët: “I këndshmi im z. Pope!”, dhe më në fund e kam harruar motrën tuaj, dhe veç ti më sillesh në mendje. Kjo më ka mbushur me një ngazëllim të papërshkrueshëm. E vërteta është se ti je shumë e bukur, pasi ti je një grua në plotëkuptimin e fjalës, edhe pse ti mendon që s’je e pashme. Një bukuri e këtillë dhe butësia e shpirtit që e posedon për mua janë aq të vlefshme dhe nuk mund t’ju bëjë ballë. Ajo fytyrë është e parezistueshme kur është zbukuruar me buzëqeshje. Mund ta marrë me mend që këtë letër që ta dërgova nuk do t’ia tregosh askujt, dhe nuk dyshoj që motra juaj të tregon çdo gjë që i shkruaj asaj …