Letër dashurie: Asgjë në botë nuk fitohet pa punë, madje as dashuria…

Letër dashurie që shkrimtari Leo Tolstoi ia dërgoi atëherë të fejuarës së tij, Valeria Arsenev më 2 nëntor 1856:

Tashmë unë dashuroj bukurinë tënde, por ky është vetëm fillimi i dashurisë në ty në atë çfarë është e përjetshme në zemrën dhe shpirtin tënd.
Për bukurinë, njerëzit mund të bien në dashuri brenda një ore, dhe po aq shpejt kjo dashuri mund të mbarojë. Por shpirtin, njerëzit duhet të mësojnë ta njohin.
Besomë, asgjë në botë nuk fitohet pa punë, madje as dashuria, ndjenja më e bukur dhe më e natyrshme.

ObserverKult

———————————–

LEXO EDHE:

Letër dashurie: Të kam shpirt e nuk të shoh. Je gjallë? Ekziston?

Një letër dashurie e Eugenio Montales për Irma Brandeisin, një dashuri e vulosur nga malli dhe largësia e përhershme.

Në vazhdim mund ta lexoni letrën:

1 dhjetor, 1933
E shtrenja ime Irma,
të lutem, ma largo këtë dyshim,
ti e di që të dua, më shumë se më parë, por në ditë të tillë si kjo e sotmja, kur mbetem pa një kumt, me të ftohtë të madh, plot telashe e melankoli, nuk arrij të të shoh – e shkapetem në terr si lakuriq nate.
Të kam shpirt e nuk të shoh.
Je gjallë?
Ekziston?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU