Letër dashurie: Jeta ime dhe dashuria ime tani janë një…

Vincent Van Gog, artisti i famshëm holandez i shkruajti këtë letër Theos, vëllait të tij, duke i përshkruar dashurinë për kushërirën e tij, Kee, e cila nuk i pranoi kurrë. Letra u shkrua më 7 shtator 1881

I dashur Theo,
Jeta është bërë shumë e dashur për mua, dhe jam shumë i lumtur që kam rënë në dashuri. Jeta ime dhe dashuria ime tani janë një. “Por ti je përballur me një “kurrën e kurrës”, më përgjigjesh ti. Përgjigjja ime për ty është: “Çunak i vjetër, tani për tani unë shikoj në “kurrën e kurrës” një bllok akulli, të cilën zemra ime mund ta shkrijë.
V.