Letër e bukur dashurie nga Johhny Cash: “Kam fat që jetoj me gruan më të mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë…”

Një urim i përzemërt për ditëlindje nga Johnny Cash për bashkëshorten e tij, June, cilësohet si njëra ndër më të bukurat letra dashurie të të gjithë kohërave.

Legjenda e muzikës Country, Johhny Cash i ka shkruajtur këtë letër bashkëshortes në prag të Shën Valentinit me rastin e 65-vjetorit të lindjes së saj .

Johnny Cash & June Carter

Gruas më të mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë…

U rritëm bashkë dhe u mësuam me njëri- tjetrin. Mendojmë njëlloj dhe lexojmë njëri-tjetrin. Dimë çfarë duam pa pyetur njëri –tjetrin. Ndonjëherë edhe grindemi ose e marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë.

Por ndodh, si sot, që unë të bie në mendime dhe kuptoj që jam me fat, sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur“…

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

KOZETA KURTI: E DIMË QË BLENI “KLIKIME”

Pra, erdhi dita që në Shqipëri të flasim për ndjekësa të rremë. Shikime të gënjeshtërta dhe klikime të fryra deri në absurditet…
Dhe i gjithë ky diskutim nis dhe përfshin një kompani publikimi dhe këngëtarët…. Ca që janë përmendur e kanë reaguar. Shuuumë të tjerë janë të frikësuar se mos po u del emri sot a nesër… Kështu?

Kozeta Kurti

Po le t’i marrim me radhë pyetjet.

E para për publikuesit, që prej Acromax-it që e nisi këtë debat (që duhet thënë se është shumë i drejtë. Eshtë kthyer në kancer të artistëve, drejtuesve e autorëve të programeve televizive, të cilët kanë presion të vazhdueshëm për shikueshmërinë kudo në rrjet)

1- A keni blerë ju ndonjëherë klikime për llogari të klientëve tuaj?
Me kërkesë dhe aprovim të tyre apo edhe fare pa dijeninë e tyre, por si një mënyrë për të ndikuar këtë treg rrumpallë. Për të treguar sa të zotë jeni dhe ta fusni “në pyll” këtë komunitet duke i trushpëlarë, ndërsa ja konfuzoni kokën me gjoja strategji marketingu. Kjo në fakt s’janë asgjë tjetër veçse blerje shikuesish të rremë.

Jepuni në dorë, si pjesë të kontratës planin strategjik të marketingut së pari (nëse keni). Kërkoni/pranoni së paku avokatin e tyre nëpër takime.

Në 2022-shin ende luftë për yotube… Megjithëse, e drejtë është për sa kohë që duke qenë “200 vjet pas e 50 vjet anash” as youtube, interesi minimal i çdo artisti në botë, nuk na njeh.

Do lutesha shumë të mos e mohonit, se në secilën prej kompanive kam miq artistë që e konfirmojnë blerjen e klikimeve (me vonesë kanë filluar ta pranojnë, por të paktën po e pranojnë).

Nëse do flasim me emra, hajde t’i nxjerrim të gjithë, se nuk janë e keqja e këtij vendi Ledri, Alban Ramosaj e Ardit Çuni. (Po supozoj vërtetësinë e informacionit, se e sigurtë nuk jam)

Sikur të ishte kështu… Ja, do izolonim tri raste e do shpëtonim të gjithë.

Por ju të gjithë e dini që situata është krejt ndryshe. Këngëtarët nga ju mësuan çfarë është klikimi i blerë, siç mësuan nga “mjeshtrat” që na shkruajnë çdo ditë mesazhe: “Për kaq euro, ju shtojmë aq ndjekës në rrjete sociale”.

ObserverKult

lexo edhe:

ANDI BEJTJA: TË DUA, TË DUA, TË DUA DHE TI E DI…