Letra e Albert Kamy për mësuesin e tij: Faleminderit për sjelljen tuaj ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë

Letër mirënjohjeje që Albert Kamy i shkruante mësuesit të fillores pas marrjes së çmimit Nobel


I dashur zotëri Germain,
Po lë mënjanë gjithë këtë rrëmujë rreth meje këto ditë për të folur me ty nga thellësia e zemrës. Sapo më është dhënë një çmim tejet i madh, një të tillë as e kam kërkuar, por as mund të kërkohet.
Por kur mora vesh lajmin, pas nënës, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishit Ju. Po të mos ishit ju, dora juaj përkëdhelëse ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë siç isha unë, po të mos ishin mësimet dhe shembujt tuaj, kjo nuk kishte për të ndodhur.
Nuk më ndodh shpesh të nderoj dikë kështu. Por, fundja kjo më jep mundësinë që t’ju tregoj se ç’keni qenë dhe çka paraqisni edhe sot për mua dhe t’ju siguroj që mundi Juaj, puna Juaj dhe zemrën që e vendos në të ende, jeton në njërin nga nxënësit tuaj, pavarësisht viteve, asnjëherë nuk ka reshtur të jetë nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemër.

19 nëntor 1957

*Marrë nga profili në Facebook i Albert Vataj


Lexo edhe:

ALBERT KAMY: NJERIU I REVOLTUAR OSE NJERIU QË THOTË JO!