Letra prekëse e Hilary Swank për babain që nuk jeton më

Në një postim të Vitit të Ri, të bërë kohë më parë, që reflekton vitin në tërësi, Hilary Swank shkroi një mesazh emocionues për vdekjen e babait të saj, shefit të Forcave Ajrore në pension, rreshter Stephen Michael Swank, në tetor 2021.

“Ky vit i kaluar ishte një vit i madh për mua dhe e di për shumë prej nesh. Unë nuk e kam përdorur telefonin dhe rrjetet sociale për disa muaj për shkak të një humbjeje të madhe personale, në tetor, babai im i dashur, bëri kalimin e tij në anën tjetër.” shkruan në postimin e saj Swank.

Marrëdhënia e Swank me babain e saj siç e përshkroi ajo ishte atipike për shkak të kushteve të tij shëndetësore. Fituesja e dy çmimeve Oskar bëri tre vjet pushim nga aktrimi midis 2015 dhe 2018 për t’u kujdesur për babain e saj pasi ai iu nënshtrua një procedure mjekësore.

“Kam pasur një marrëdhënie mjaft unike me të pasi isha kujdestarja e tij e vetme pas një transplanti të mushkërive shtatë vjet më parë,” shkroi ajo.

“Unë u afrova jashtëzakonisht shumë me të gjatë kësaj kohe, duke thelluar marrëdhënien tonë dhe duke shijuar çdo moment që kishim bashkë. Ai do të mbetet gjithmonë një nga personat e mi më të preferuar dhe nuk kalon ditë që të mos më mungojë.

Por në këtë humbje fizike, sado shkatërruese që është, unë u zgjova me ndjenjën më të vërtetë të të jetuarit përsëri. Më ndihmoi të kuptoj më mirë rrethin e jetës dhe nga vijmë dhe ku kthehemi, gjë që më ka lidhur përsëri me veten time më të vërtetë. Ai më ndihmoi të falja, të kaloja gjërat që më pengojnë, në çfarëdo forme. Si dhe duke qenë thellësisht i lidhur me Burimin Përfundimtar dhe për këtë arsye, babai im, gjithmonë.”

Swank pranoi se megjithëse viti 2021 nuk ishte domosdoshmërisht viti më i lehtë për shumë njerëz. Ai ofroi mundësinë për rritje dhe për të mësuar mësime të reja në jetë.

“Këtë vitin e kaluar shpresoj se çfarëdo sprove dhe mundimi që të gjithë keni pasur në rrugëtimin tuaj të jetës t’ju afrojë me thelbin tuaj të vërtetë dhe t’ju ndihmojë në këtë Vit të Ri me çfarëdo bekimi që ju nevojitet më shumë,” tha ajo.

“Ne jemi të gjithë bashkë në këtë, ju dua të gjithëve dhe jam mirënjohës për këtë komunitet. Paqe dhe shumë bekime për ju, në të gjitha format që mund të vijnë.”

Gjatë Ditës së Veteranëve, kohë më parë, Swank nderoi babanë e saj me një postim prekës në Instagram që festonte shërbimin e tij. Ajo ndau një foto bardh e zi kur ai ishte më i ri dhe shërbente në Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Në mbishkrim, ajo shkroi një mesazh të ëmbël në nderim të tij, duke shkruar:

“Për veteranin tim të preferuar, babain tim.

Babai i saj shërbeu 27 vjet në Forcën Ajrore. Ai ishte një mjeshtër, rreshter i lartë që i shërbeu këtij vendi me krenarinë dhe gëzimin më të madh. Ai e donte atë dhe iu shfaq me zemrën e tij. Ashtu si të gjitha përpjekjet dhe marrëdhëniet e tij. Të dua babi. Një falenderim i thellë dhe i sinqertë për të gjithë veteranët tanë për shërbimin tuaj.”

Muajin qershor, muaj më parë, Swank festoi Ditën e Babait me të atin dhe ndau një foto të ëmbël në Instagram. Ajo ka postuar një foto të babait të saj duke pozuar në mes të familjes, duke buzëqeshur para kamerës.

“Ishte festa e #FathersDay,” shkroi ajo. “Zemra ime është shumë e mbushur. Jam shumë mirënjohëse.”

Swank i dha përparësi babait të saj para çdo gjëje tjetër gjatë asaj periudhe trevjeçare të jetës së saj. Por ajo e konsideroi “një nder” kur foli me Entertainment Tonight në 2015.

“Ka pasur mundësi pune që unë i kam refuzuar… Por dua të them, me të vërtetë, ajo për të cilën jemi këtu është familja jonë, apo jo?” tha Swank.

“Ka pasur disa projekte që janë të bukura, por në fund, nuk kam asgjë që dua të bëj më shumë se të jem me babin tim në kohën kur ai ka nevojë. Nuk mund ta kthesh këtë kohë.”

Gjatë asaj kohe, Swank dhe babai i saj ndanë një moment shumë sentimental vite përpara se të vdiste. Ai e shoqëroi Swank në altar në vitin 2018, kur ajo u martua me burrin e saj, Philip Schneider, në një ceremoni sekrete./Tiranapost.al


Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: GJË S’KAM BËRË PËRVEÇ QË KAM VUAJTUR…

ObserverKult