
Fabulat shkaku i mençurisë dhe atij mesazhit frymëzues që bartin janë të lexueshme për të gjithë, por jo si mendohet në përgjithësi që janë tekste veç për fëmijë. Ezopi, mjeshtri i fabulës, nga bota antike ende na flet proverbialisht, duke mbetur pjesë e librave të letërsisë apo lektyrave edhe në ditët e sotme. Por, përtej saj, ai lexohet me ëndje e për qejfi edhe pa detyrim.
ObserverKult ju sjell për lexim njërën nga fabulat më të njohura të tij: Shqiponja, sorra dhe bariu, ku paraqitet se si kur dikush përpiqet të arrijë diçka më të madhe se sa kapacitet, bën gjithfarë marrëzish, dhe përveç fatkeqësive që pëson, bëhet edhe qesharak.
Lexojeni fabulën
Një shqiponjë shigjetoi me vrull nga një shkemb i lartë dhe rrëmbeu nje qengj. Një sorrë që e pa, plasi nga zilia dhe deshi të bënte edhe ajo të njëjtën gjë. U ul me zhurmë dhe qëndroi mbi një dash. Po iu pleksën thonjtë në leshin e dashit, e nuk mundi të ngrihej. Rrahu ajrin me krahë me forcë, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi pranë, e zuri dhe i preu ca pendë. Në mbrëmje e mori me vete dhe ua shpuri fëmijëve.
Kur ata e pyeten se ç’lloj zogu ishte ky, ai iu përgjigj:
– Është një sorrë, që e mban veten per shqiponjë.
ObserverKult
Lexo edhe: