“Libër që nuk e blen askush”, Florjan Binaj “sulmon” hapur Ermal Mamaqin

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Zemër Luana” ishte aktori i mirënjohur Florjan Binaj.

Binaj u vendos para një sfide krah artistit Bujar Qamili. Në ekran dolën foto personazhesh dhe Flori duhet të vizatonte diçka që i krahasonte ndërsa Qamili duhej t’u dedikonte një këngë.

Teksa në ekran u shfaq fotoja e Ermal Mamaqit, Flori vendosi të pikturonte një libër duke “thumbuar” me titullin që i mbivendosi.

Libri që vizatoi për të mbajti titullin “Si të bëhemi pa mësues për 6 ditë”, e për këtë vizatim Flori e pati një koment duke e krahasuar sipas tij kështu:

“Kanë qenë gjithmonë ato librat e anglishtes në librari “Si ta mësosh anglishten për 6 ditë pa mësues” dhe gjithmonë të tërhiqnin e thoje ‘wow’ se si mund ta mësoje për 6 ditë, ishte një libër i trashë, por asnjë se blinte atë librin se di pse”./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

FLORJAN BINAJ ZBULON ARSYEN E VETME PSE U LARGUA NGA “PORTOKALLIA”

Largimi i tij pas 18 sezonesh nga “Portokallia” ishte një humbje e madhe për vetë spektaklin në fjalë, por mbi të gjitha për fansat e tij të flaktë që do iu mungojë e qeshura falë tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult