Libri i ri për këngëtaren, Amy Winehouse, zbulon “detaje të panjohura”

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga vdekja e këngëtares, Amy Winehouse.

Ian Halperin ka shkruar në librin e tij të ri “27 Heaven” se një ndër miqtë e saj i ka treguar se Amy ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po konsumonte shumë cigare dhe pije alkoolike. Amy ishte e dëshpëruar, kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Miku i saj që intervistova tha se këngëtarja duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste. Thjesht njerëzit po shikonin më shumë sukseset e rekordeve të saj sesa gjendjen e saj shëndetësore”, shkruhej në libër, transmeton ‘lapsi.al’.

Libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë artistëve të famshëm që vdiqën në moshën 27-vjeçare, si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

LEXO EDHE: Dhjetë vite pas vdekjes së saj zbulohet intervista e parë e Amy Winehouse, ja çka thoshte