“Të Lirë”, libri hit i Lea Ypit është shpallur finalist në festivalin Openbank Vanity Fair në Spanjë në kategorinë e nonfiction.
Kujtojmë se me nëntitullin “të rritesh në fund të historisë” libri eksploron tema të jetës, të lirisë, të familjes pa lënë pas tema politike si diktatura dhe komunizmi.
Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri ku Lea e rritur tashmë rrëfen përvojën e saj në regjimin e Enver Hoxhës. I çuditshëm për të gjithë dhe jo vetëm për një fëmijë Lea mahnitet dhe nga fakti se një statujë e Stalinit nuk është më atje ku ka qenë gjithmonë.
E frikshme kjo statujë megjithatë i kishte ndihmuar Leas të mbante mend rrugën për tu kthyer në shtëpi nga shkolla. Kujtojmë se në ato vite me turbullira akoma funksiononte një karkas i burokracisë së regjimit.
Përgjatë librit ka një habi konstante që buron nga fakti i çudisë fëmijërore por edhe horrorit të skajshëm që prodhonte një regjim i atillë absurd gjithashtu në fillimet e veta por nga fundi tërësisht teatral.
Censura, autocensura dhe dhuna ndaj natyrës njerëzore janë tema me të cilat Lea e rritur tregon për Lean e vogël. Kujtojmë se Lea u rrit për t’u bërë profesoreshë e filozofisë politike në LSE dhe ky nuk është libri i parë dhe as i vetëm.
Ajo ka dhe një trajtesë shumë interesante për I.Kant./ Tema
ObserverKult
Lexo edhe:
ALI PODRIMJA: KOHA ËSHTË TË DUHEMI…
Poezi nga Ali Podrimja
Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult