“Librin ia dedikoj Moikomit”, gruaja tregon si studiuesi i ndjerë zbuloi objektin e veçantë të “Orfeut”

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, arkitektja dhe arkeologia e njohur, Lida Miraj ka folur dhe për objektin e veçantë të trashëgimisë kulturore “Orfeun”, të cilin e prezantoi dhe në Kongresin Bizantin.

Ajo tregoi se e ka këtë objekt e ka zbuluar bashkëshorti i saj i ndjerë, Moikom Zeqo, të cilin ia dedikon edhe librin “Shqipëria në sytë e udhëtarëve të huaj”.

“Moikomi e zbuloi më ’86 dhe unë dhe librin ia dedikoj Moikomit se ai e kishte me shumë dëshirë çdo punë që bënte, edhe në kërkimet arkeologjike, edhe në shkrimet e tjera, edhe në poezi dhe gjithë studimet.

Mozaiku i Orfeut është një nga më të bukurit e botës, është shumë i bukur dhe kjo emblemë qendrore që ka figurën e Orfeut, kafshët, shpendët dhe pemën, është me testera shumë të vegjël.

Anash pastaj është me figura gjeometrike, florale, me gur më të mëdhenj, por shumë i bukur dhe për fat të keq ka degradim shumë të madh”, u shpreh Miraj./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“JU LUTEM MOS MË HARRONI PO IKA”: KUR MOIKOM ZEQO E PRANOI FUNDIN…

Amaneti, brengat dhe zhgënjimet e Moikom Zeqos nga klasa politike në Shqipëri. Publicisti Bedri Islami rrëfeu kohë më parë gjithçka nga miqësia 50-vjeçare me eruditin e ndjerë.

Nga: Lorena Resulaj

Figurat si Moikom Zeqo janë të papërsëritshme, ndaj dhimbja që lë pas humbja e tyre është e madhe.

Eruditi i shquar krijoi miqësi të shumta gjatë jetës dhe kushdo që e njohu ndihet me fat që mësoi diçka prej tij.

Një nga miqtë më të shtrenjtë të artistit dhe studiuesit të ndjerë, Bedri Islami, rrëfeu për “Shekulli”-n të gjithë rrugëtimin me të, që nga njohja para 50 viteve në kohën e universitetit dhe deri tek telefonata e fundit pak orë para se ai të ndahej përgjithmonë nga jeta.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult