Lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte… e do të jeni të lumtur

buzeqesh e bukur

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Gjithçka që ju nevojitet është plani, harta e rrugës dhe guximi për të vazhduar në destinacionin tuaj. / Earl Nightingale

Optimizmi është një magnet i lumturisë. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do t’ju tërheqin. / Mary Lou Retton

Mundohuni të jeni ylber, në retë e dikujt. /Maya Angelou

Ndiqni lumturinë tuaj dhe universi do të hapë dyert edhe aty ku ka vetëm mure. / Jozef Campbell

Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. / Mahatma Gandhi

Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte. / Albert Einstein

Jini mirënjohës për ato që keni, sepse do të përfundoni duke pasur më shumë. / Oprah Winfrey

Kudo që të shkoni, pa marrë parasysh motin, sjellni gjithmonë diellin tuaj./ Anthony J. D’Angelo

ObserverKult

Foto ilustrim

Lexo edhe:

MOS PRIT… MOMENTI ASNJËHERË NUK DO TË JETË I DUHURI

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nëse presim deri sa të jemi gati, do të presim deri në fund të jetës sonë./ Lemony Snicket

Mos prit. Momenti asnjëherë nuk do të jetë i duhuri./ Napoleon Hill

Të priturit dhe të shpresuarit janë tërësia e jetës, dhe sapo të realizohet një ëndërr ajo shkatërrohet./ Gian Carlo Menotti

Sa shumë nga jeta e njeriut është humbur në pritje./ Ralph Waldo Emerson

Çfarëdo që jemi duke pritur – paqe të mendjes, kënaqësi, mirësi, ndërgjegjen e brendshme të begatisë së thjeshtë – me siguri do të vijë tek ne, por vetëm kur të jemi gati të pranojmë atë me një zemër të hapur dhe mirënjohëse./ Sarah Ban Breathnach

Pritja është ndryshku i shpirtit./ Carlos Ruiz Zafon

Mos prit! Fillo sot ëndrrat tua, impulset tua, dëshirat tua, momentet tua të veçanta. Sepse ky është momenti yt./ Mary Anne Radmacher

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU