Liliana Çavolli: Kjo dashnia kjoft’ mallkue… (teksti dhe muzika)

Teksti i këngës “Kjo dashnia kjoft’ mallkue” e kënduar nga këngëtarja Liliana Çavolli

Kjo dashnia kjoft’ mallkue
Qi s’po m’len me ndej rehat.
Ty moj lule pa t’i shkrue,
S’paku dy tri fjalë.
Ty moj lule pa t’i shkrue,
S’paku dy tri fjalë.

Oh, malli yt s’më len derman,
aman!
Oh, malli yt s’më len derman,
aman!

Të kisha krah’ un’ i mjeri
Të vijsha në prehen tand!
Të kisha krah’ un’ i mjeri
Të vijsha në prehen tand!

Ty moj lule njiherë t’zgjodha
N’zemrën time të mbaj ndry’.
Ndonse larg prej teje ndodha
Mendjen e kam n’ty!
Ndonse larg prej teje ndodha
Mendjen e kam n’ty!

Oh t’shkretën zemër
Ç’ma ke therrë, aman!
Oh t’shkretën zemër
Ç’ma ke therrë, aman!

Drue po vdes i mjeri,
Pa të marr un’ erë!
Drue po vdes i mjeri,
Pa të marr un’ erë!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

———————————————————-

Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: MARRJA ME LETËRSI MUND TË TË MËSOJË T’U BËSH BISHT GABIMEVE…