Liljana Kondakçi: Dashuria… më ndjek kudo (teksti dhe kënga)

Liljana Kondakçi është këngëtare shumë e njohur. Përpos festivaleve të Dhjetorit, ajo me shumë sukses paraqitet në të gjitha aktivitet tjera të organizuara në Shqipëri per afro 30 vite.

Është e njohur edhe për interpretimin e shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë si: “Udhëtim në pranvere”, “Kur po xhirohej një film”, “Një vonesë e vogël”, “Fejesa e Blertës”, “Kur bien maskat”, “Ëndërr për një karrige” etj.

Liljana ka interpretuar edhe ne dy filma shqiptarë. Në filmin “Udhëtim në pranverë”, ajo interpreton rolin kryesor të një këngëtareje të quajtur Valbona.

Ajo njihet për intepretimin e këngëve “Këputa një gjethe dafine”, “Himni i jetës” etj.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe videon e këngës “Në dashurinë e saj” të interpretuar nga Liljana Kondakçi:

Po shkoj tek ajo
përpara rrugës së fabrikës
po e pres
ajo më dashuron
s’e kuptoj pse i kam ndenjur
ftohtë dhe larg.

Pse dashurinë
e saj s’ia kthej
ajo kaq shumë e do.

Po shkoj tek ajo
përpara rrugës së fabrikës
po e pres
ajo më dashuron
Dhe sikur larg të shkoj
Ajo më pret
Në dashurinë e saj unë jam
E do të jem unë përgjithmonë.

Edhe vitet sa më shumë të shkojnë
dashuria e saj më kthen
dhe atje mbes gjithmonë.

Dashuria e saj më ndjek
Më ndjek mua kudo.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

“NISA TË KËNDOJA QË NË KOPSHT”/ 53 VJET NË SKENË, LILJANA KONDAKÇI ME TË NJËJTIN ZË

Ajo është një këngëtare shumë e njohur në skenën e muzikës shqiptare, që i ka bërë të gjithë të ëndërrojnë me këngët e saj. Është pak nga ato raste ku artisti mund të ruajë ngjyrat e zërit të saj të dikurshëm. Edhe sot njësoj sikur doli herën e parë në skenë është një nga këngëtaret tona më të dashura .

Liljana nuk është thjesht një këngëtare e festivaleve të këngës, por është një nga ato këngëtare që çdokush nga ne i njeh këngët e saj përmendësh.

Zëri i saj natyral, një vesh absolut muzikor, ajo kishte një aftësi për të mësuar këngët shumë shpejt dhe një njeri me një zemër të madhe.

Repertori i saj muzikor është kaq i madh me kaq shumë këngë të llojeve të ndryshme, sa të vjen nganjëherë çudi se si një këngëtare e vetme të këndojë kaq shumë këngë të ndryshme.

Ajo ka lëvruar këngën qytetare shqiptare, këngën e muzikës së lehtë, baladën, këngën rock, çdo gjë ka kënduar Liliana Kondakçi.

Edhe ku i jepnin këngë të cilat nuk i shkonin vokalit të saj, ajo i këndonte gjithmonë për të mirën e punës. Për të treguar për Lilianën…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU